E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autoriteti i Konkurrencës, rrëzon rritjen e çmimit dyfish të patentave
Lajme

Autoriteti i Konkurrencës, rrëzon rritjen e çmimit dyfish të patentave

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të aktmarrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.

Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.

Vendimi

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur marrjen e masave të përkohshme ndaj palëve nënshkruese të Aktmarrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023: Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si vijon:

Ndalimin e zbatimit të Aktmarrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi;

Depozitimin pranë AK-së të të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e kësaj Aktmarrëveshjeje, për të kryer vlerësimin ligjor të saj, bazuar në nenin 4, nenin 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës. III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, germa b), të Ligjit nr.9121/2003.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.