E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motra e Belinda Ballukut kalon në vetting “Prokuroren e Inceneratorëve”, ONM e ankimon: Kishte detyrim të deklaronte lidhjen me Mërtirin
Politikë

Motra e Belinda Ballukut kalon në vetting “Prokuroren e Inceneratorëve”, ONM e ankimon: Kishte detyrim të deklaronte lidhjen me Mërtirin

Motra e zv/kryeministres Belinda Balluku ka kaluar në vetting prokuroren Mariola Mërtiri, pavarësisht lidhjeve me personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve, problemet me pasurinë dhe ato të profesionalizmit.
Konfirmimi në detyrë i prokurores, kunatë e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas, është dëshmi e qartë se si ministrja Belinda Balluku ndikon tek e motra për konfirmimet e prokurorëve që e kanë favorizuar atë edhe pse nuk plotësojnë kriteret e nevojshme.

Por shkeljet flagrante të motrës së Belinda Ballukut nuk janë lënë pa u vënë re nga vëzhguesit ndërkombëtare. Bazuar në rekomandimin e tyre, Komisionerja Publike, Irena Nino i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshojë vendimin për prokuroren Mariola Mërtiri pasi thekson se hetimi i Komisionit dhe vlerësimi i fakteve të bëra nga KPK kishte mangësi.

Mërtiri u konfirmua me shumicë votash më 21 dhjetor të vitit që shkoi dhe kryetarja e KPK-së Pamela Qirko arriti në konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se Mërtiri kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit, pavarësisht se “prokurorja e afërt me njerëzit e inceneratorëve dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut”.

Në ankim përmendet fakti se bashkëshorti i Mariola Mertirit ka punuar për kompaninë e inceneratorëve dhe prokurorja dhe bashkëshorti kanë përdorur automjete të personave të tjerë të shpallur në kërkim apo të arrestuar për këtë aferë, është përfshirë në ankim.

Komisionerja duke u nisur nga rekomandimi i ONM, vë në dukje se prokurorja kishte detyrim deklarimin e kontakteve dhe lidhjeve me personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve edhe pas periudhës së deklarimit por të paktën nisur prej vitit 2018 kur afera u denoncua publikisht.

5 nga 6 vendimet e firmosura nga Pamela Qirko të ankimuara nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit janë zhbërë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që ka hedhur poshtë gjetjet e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, ndërsa rasti I prokurores Mariela Mërtiri pritet të shqyrtohet.
Emërimi i Pamela Qirkos në krye të KPK-së është rasti me flagrant i kapjes së drejtësisë nga pushteti ekzekutiv.

Pamela Qirko është shumë e fuqishme, sepse jo vetëm ka të drejtën e votës në trupën e vettingut, por si kryetare e KPK kontrollon edhe shortin e gjithë gjyqtarëve që shqyrtojnë dosjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.