Hasime Dafku e vrarë sot nga dora e Dan Hutrës ishte vetëm 26 vjeç
Sapo mësoi se ishte shtazënë
Hasimja mësohet se ishte gruaja e vëllait të ish-bashkëjetueses së Dan Hudrës, Elena Hysa, e cila mbeti e plagosur.
Sipas të afërmve të saj, Hasime Dafku kishte vetëm 2 muaj që ishte martuar dhe vetëm së fundmi kishte mësuar se ishte shtazënë.
Vetëm para pak ditësh ajo u kishte treguar edhe të afërmve për lajmin e shtatzanisë. Sipas tyre ajo ishte 1.5 – 2 muajshe shtazënë.
Jo vetëm kaq, por mësohet se Hasimja ishte motër e 7 vajzave të tjera dhe se nuk kishte vëllezër.
Kjo është një ngjarje tepër tragjike ku një e re që priste të bëhej nënë mbeti e vdekur pa asnjë faj për shkak të dështimit të një sërë mekanizmash që nuk kanë funksionuar nga ana e shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



