Trupa gjykuese prej dy orësh pa vendim, ja ku po e pret Berisha verdiktin e Apelit për vulën e PD-së
Ndërkohë që për më shumë se dy orë trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, bëhet me dije se Sali Berisha sapo ka mbërritur në seli.
Mesa duket kreu i PD do ta presë në selinë blu vendimin e gjykatës, që do jetë edhe vendimi që do të përcaktojë personin që do të udhëheqë demokratët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



