E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë i policisë
Lajme

Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë i policisë

Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë i policisë, Gjergji Jorgo.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim, e cila shpreh ngushëllimet për familjarët e policit.

Gjergji Jorgo ka ngjitur shkallët e karrierës nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë.

Ai ka mbajtur postet e Inspektorit, Shefit të Komisariatit, Zv/Drejtorit deri në Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë.

“Tronditës lajmi i kombshëm për ndarjen e beftë dhe të parakohshme të Drejtuesit të Parë Gjergji Jorgo.

Kolegu dhe miku jonë, i shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm Policisë së Shteti nga viti 1991 pa ndërprerje deri në vitin 2013 me largimin e padrejtë nga detyra.

Gjergji ka ngritur shkallët e karrierës së tij policore përmes performancës së tij në mënyrë graduale nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë. Me pozicione të ndryshme si më kryesore: Inspektor, Shef Komisariati, Zv/Drejtor deri në Drejtor i Policisë Qarku Korçë.

Humbëm sot një qytetar, koleg, mik, profesionist dhe familjar model.

I shprehim ngushëllimet më të ndjera Zonjës së tij Juli, vajzës Elona dhe djalit Gerti. Ngushëllime gjithë të afërmve dhe miqve të tij.

Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar!

Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.