Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për vulën: Nuk merrem me dërr-dërre
Kryeministri Edi Rama ka folur rreth ligjit për profesionet e veçanta dhe rritjes së pagave për shumë sketorë.
Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se ligji i ri përfshin një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta duke nisur nga aftësia digjitale.
Sipas kryeministri duhet të ofrohen paga konkuruese në treg asgtu sikundër dhe për profesione të tjera.
“Duke filluar nga muaji prill do të shpërblehen sipas pagave të larta. Jemi barazuar me Serbinë me pagë, jemi mbi Kosovën dhe në një mesatare të lartë. Të gjitha vendet janë rreth të njëjtës pagë. Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që ka të bëjnë me aftësi të veçantë duke nisur nga aftësia digjitale. Duhet të ofrojmë paga që të jenë paga konkuruese në treg ashtu sikundër edhe për të tjera profesione. Kemi nevojë të rrisim pagat dhe të jemi më të mirët në shërbim të shtetit. Po i japim një shtysë revolucionit të digjitalizimit.
Nga ana tjetër, ligjit për tatimin e të ardhurave personale. Do heqim taksimi mbi pagën deri në pagën 50 mijë lekët të reja”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



