Këlliçi takim me banorët e “5 majit”/ Do dëmshpërblej banorët që Veliaj u ka prishur shtëpitë
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar nje takim ditën e sotme me banorët e “5 majit”, në saj të turittë tij, “Jam këtu t’ju dëgjoj” .
Gjatë këtij takimi, Këlliçi ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe i ka premtuar se nuk do të trajtohen më ashtu sikurse janë trajtuar më parë nga Erion Veliaj dhe është zotuar se do të dëmshpërblej të gjithë qytetarët që kryebashkiaku u ka prishur shtëpitë.
“Nuk do jeni ashtu sikurse ju ka trajtuar Erion Veliaj. Unë jo më kot dal në Tiranë për të takuar qytetarët. Unë nuk kam vjedhur e kam ballin të hapur ndaj vi dhe dalë këtu përballë teje. Veliaj po mundohet t’i hedh hi qytetarëve me një vijë asfalt. A e shihni ju Veliaj duke folur për shqetësimet tuaja në televizion, jo flet për të gjera imagjinare. Do dëmshpërblej të gjithë banorët që Erion Veliaj u ka prishur shtëpitë, me vlerën e tregut. Kjo nuk është një çështje premtimi elektoral, por është detyrim ligjor”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



