Aksidenti /Autobusi me pasagjerë përplaset me ‘Golf-in’ dhe del nga rruga në rrugën Tiranë – Fushë Krujë
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Tiranë – Fushe-Krujë, sa kalon urën e Tapizës.

Shoferi i një autobusi i mbushur pasagjerë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë tip “Golf”.
Për pasojë autobusi me udhëtarë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


