E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri nesër disa orë liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit
Politikë

Ish-ministri nesër disa orë liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit

Ish-ministri Saimir Tahiri, do të dalë nesër disa orë në liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Bashkim Tahiri.

Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar se drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka miratuar lejen për shoqërimin e ish-ministrit në ceremoninë e varrimit të të atit.

I ati i Tahirit, u nda nga jeta ditën e sotme, ndërsa ish-ministri i ka shkruar një letër prekëse nga burgu.

LETRA:

O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!

Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.