Me krahun e fashuar, po i buzëqeshur, kështu është shfaqur politikani i njohur shqiptar.
Ai ka qenë i shoqëruar nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka dhe gazetari Artur Zheji. Fjalën e kemi për kreun e PAA-së, Agron Duka.
Nga ajo që mësohet është se Duka kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në krahë, pasi e kishte pasur të dëmtuar. Ndërkohë gjendja e tij është mjaft e mirë dhe se çdo gjë ka kaluar me sukses.
Na mbetet t’i urojmë të shkuara përgjithmonë.




