E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fierzë/ I  shpërtheu lënda plasëse duke peshkuar, humb jetën 50-vjeçari
Flash

Fierzë/ I shpërtheu lënda plasëse duke peshkuar, humb jetën 50-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Arrëz. Mësohet se në fshatin Apripe Guri, një 50-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse.

50-vjeçari me iniciale P.J ka qenë duke peshkuar në liqenin e Fierzës kur lënda plasëse ka shpërthyer

Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.