Dy të dyshuuar ndalohen në Vlorë, polocia dyshon se kanë lidhje me sulmin te Top Channel
Dy persona me origjinë nga Shkodra janë ndaluar nga policia e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Këta persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë lidhje me sulmin te Top Channel ku u vra në krye të detyrës roja Pal Kola, 60-vjeç.

Ndalimi i tyre ka ardhur pasi ekziston mundësia se autorët menjëherë pas sulmit të mesnatës të jenë arratisur drejt Vlorës. Në Golem ata kanë djegur mjetin tip “Range Rover” me të cilin kanë kryer atentatin dhe më pas me automjete të tjera dyshohet se janë nisur në drejtim të Vlorës. Një grup i posaçëm hetimor nga sektori krimeve të rënda pritet të marrë në pyetje dy shkodranët për të zbuluar nëse janë të përfshirë ose kanë lidhje me ngjarjen e rëndë.
Pika të ndryshme kontrolli janë ngritur në hyrje daljet e disa qyteteve dhe disa persona janë shoqëruar deri më tani
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



