“Strategjia ime po shkatërron Oltën,” Luizi zbulon lojën që ka ndjekur pas eleminimit të Kiarë

Luiz Ejlli gjatë një bisede që ka bërë gjatë ditës së sotme me Kristin ka thënë strategjia e tij këto ditë që nga eleminimi i Kiarës ka qenë “qetësia”.

Sipas tij duke qenë se ai nuk po krijonte më situata brenda shtëpisë banorët e tjerë nuk kanë gjë tjetër me çfarë të merren, dhe kjo ka ndikuar edhe tek loja e Oltës, pasi dihet tashmë që debatet më të forta në atë shtëpi kanë pasur protagonistë pikërisht Oltën dhe Luizin.

Luizi është shprehur se qetësia e tij po i “shkatërron” banorët e tjerë pasi ata nuk e dinë se çfarë i pret gjatë ditëve në vijim.

Luizi është një ndër banorët më kryesorë të shtëpisë i cili ka fituar zemrat e publikut në pak kohë dhe është bërë personi më i pëlqyeshëm brenda shtëpisë

Publikuar nga Publik Media