E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 profile ADN-je nga sulmi te TCH, një dyshohet se i përket 1 personi me rrezikshmëri të lartë
Flash

3 profile ADN-je nga sulmi te TCH, një dyshohet se i përket 1 personi me rrezikshmëri të lartë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi mesnatën e së hënës te Top Channel dhe mbeti i vrarë roja Pal Kola.

Hetuesit kanë arritur të gjejnë tre profile ADN-je te makina e përdorur nga autorët dhe gëzhojat e plumbave që ato hodhën në drejtim të godinës së Top Channel. Një prej këtyre profileve është gjetur te gëzhojat, ndërsa dy të tjerat te makina tip ‘Range Rover Sport’ që u përdor prej tyre dhe më pas u dogj. Brenda makinës është gjetur edhe një fishek i pa plasur, pranë armëve që dyshohet se janë përdorur në sulm. Ka dyshime se profili i ADN-së i përket një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Profilet do të krahasohen fillimisht me ADN të tjera të regjistruara në databazën e policisë. Më pas, krahasimi do të bëhet me ADN-në e personave të dyshuar jo vetëm brenda në Shqipëri por edhe jashtë saj. Vlen të thuhet se dy kallashnikovët që qëlluan 26 plumba në drejtim të TCH nuk janë përdorur në asnjë krim tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.