E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jonila Godole thirrje Alibeajt/ Jepi vulën Berishës ose shkrije partinë
Politikë

Jonila Godole thirrje Alibeajt/ Jepi vulën Berishës ose shkrije partinë

Jonila Godole ishte një nga emrat e propozuar në grupin e Enkelejd Alibeajt për të kandidatuar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, por në vendimin përfundimtar, PD e vulës zgjodhi Roland Bejkon për t’i përfaqësuar në zgjedhjet për kryeqytetin.

Për çështjen e kandidatëve të PD-së së vulës ka folur mbrëmjen e sotme Godole në emisionin e Ylli Rakipit. Ajo shprehu rezerva për Enkelejd Alibeajn, teksa tha se duhet ta vlerësojë me seriozitet misionin e grupit të tij.

Godole mendi faktin që Alibeaj nuk po gjen dot kandidatë dhe i bëri thirrje të shkrijë partinë ose të dorëzojnë vulën te kryetari i PD-së, Sali Berisha.

“Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkurruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitet misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty.

Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e Kryesisë. Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim. Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze.

Mendova se do na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të miri. Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia, shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Fotloren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje”, theksoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.