E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë
Politikë

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është nënshkruar marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një tjetër sukses i Shqipërisë pasi sigurimet shoqërore do të njihen edhe për shqiptarët që punojnë në Bullgari.

“Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.