Tiranë/ E rëndë, kamioni aksidenton për vdekje personazhin e njohur në Tik Tok që vetëquhej ‘ Olsi polici’
Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet. Një kamion raportohet se ka aksidentuar këmbësorin 32 vjeçar.

Një person humbi jetën sot në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e njohur si “Treshi” në Tiranë.

Një kamion ka përplasur për vdekje një 32-vjeçar. Viktima është Olgert Dika. I riu është i njohur në “Tik Tok” si “Olsi polici”, pasi vishej si efektiv i policisë rrugore.
Kamioni e përplasi për vdekje te vijat e bardha. Madje në atë moment ishte me jelekun që mbajnë veshur policët e qarkullimit. Drejtuesi i kamionit është larguar nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



