E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot festa e Pashkëve katolike, nxit faljen dhe dashurinë. “Krishti u ngjall! Aleluja!”
Flash

Sot festa e Pashkëve katolike, nxit faljen dhe dashurinë. “Krishti u ngjall! Aleluja!”

Sot është festë e madhe për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë. Në këtë ditë, festohen Pashkët katolike, që shënon ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit. Një ditë e bekuar për besimtarët katolikë dhe protestantë, kjo festë nuk ndodh në të njëjtën datë çdo vit, pasi kremtimi i kësaj feste ndodh në bazë të fazave të hënës dhe ardhjes së pranverës.

Në vitin 325 pas Krishtit, Këshilli i Nikesë, i cili u pajtua me parimet themelore të krishterimit, krijoi një formulë për datën e Pashkëve si të dielën pas hënës së plotë të Pashkës, e cila është hëna e plotë që bie mbi ose pas ekuinoksit të pranverës.

Ndërkohë në të gjitha kishat katolike të vendit mbahet sonte mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse, për të bekuar shportën e ushqimeve të festës së Pashkës, ku simboli i Pashkëve është veza, si simbol i jetës, e cila e lyer me ngjyrën e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit. Festa dhe përkujtimi i Jezu Krishtit, ka nisur që mbrëmë rreth orës 22:00, ku në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u mbajt mesha e shenjtë.

Rituali i festës së Pashkës nis me besimtarët katolikë dhe jo vetëm që bekojnë ushqimin për ditën më të rëndësishme, atë të ringjalljes së Jezu Krishtit, një simbolikë kjo me ringjalljen dhe nisjen e diçkaje të re. Përgatitja nis me 7 javëshin e Kreshmëve ose agjërimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.