E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari në Korçë: Filo nisi fushatën me gënjeshtra, trotuaret janë ende me gropa dhe puseta të hapura
Flash

Qytetari në Korçë: Filo nisi fushatën me gënjeshtra, trotuaret janë ende me gropa dhe puseta të hapura

14 maji është afër dhe partitë politike kanë ndezur motorët për zgjedhjet vendore. NË shumë Bashki të vendit kanë nisur të arnohen shumë rrugë, të riparohen trotuare, shkolla, spitale dhe kjo vetëm për të marrë votën nga qytetarët. Më 16 mars, Bashkia Korçë me në krye Sotiraq Filon, zhvilloi disa punime në rrugën “Gaqo Avrazi”, aty ku riparoi trotuaret. Para, thuajse një muaji, këtë punë që duhej ta kishte bërë prej vitesh, Filo e publikoi në rrjetin e tij social, Facebook, aty ku lavdëroi edhe punonjësit e Shërbimeve Publike.

Mirëpo trotuari nuk është ashtu si në foto e kryetarit, pasi sot pas 25 ditëve, trotuaret e rrugës “Gaqo Avrazi” janë në kushte skandaloze. Postimet e publikuara në faqen e kryebashkiakut Filo janë bërë për shkak të fushatave, pasi sipas një qytetari, në trotuaret e Korçës ka ende gropa dhe puseta të hapura. Qytetari duke treguar me fakte gënjeshtrat e kryetarit të Bashkisë, shkruan për JOQ se fotot e bëra nga ai në 9 prill, pra sot dhe fotot e postuara nga Filo më 16 mars janë dëshmi e qartë e propagandës së Rilindjes.

Qytetari:

Po ju dërgoj disa fakte për propagandën e Rilindjes në Bashkinë e Korçës. Kryetari aktual i bashkisë dhe kandidati për PS në zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit, Sotiraq Filo, nis fushatën elektorale me gënjeshtra. Në dt 16 Mars, Sotiraq Filo (dhe Bashkia Korçë) reklamojnë në faqet e facebook punimet për riparimin e trotuareve në një rrugë të Korçës. Këto foto janë bërë vetëm për propagandë sepse punime nuk ka pasur. Fotot e bëra sot (dt 9 Prill) tregojnë sesi ka gropa dhe puseta të hapura në trotuarin e kësaj rruge që Sotiraq Filoja premtonte se u riparua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.