E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama jep premtimin: Vitin e ardhshëm, 900 euro paga mesatare
Flash

Rama jep premtimin: Vitin e ardhshëm, 900 euro paga mesatare

Kryeministri Edi Rama është shprehur në një postim në rrjetet sociale se paga mesatare në Shqipëri do dyfishohet në vitin 2024 duke arritur në 900 euro.

Rama shkruan se rritja është fryt i një përpjekjeje të gjatë, e shoqëruar me reforma të vështira.

“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shprehet kreu i qeverisë.

Disa ditë më parë, kreu i qeverisë  prezantoi planin e qeverisë të rritjes së pagave për vitet 2023-2024, për punonjësit e sigurisë.

Rama tha se do të ketë rritje page për 12 mijë e 120 policë dhe gardistë dhe 3 mijë e 566 punonjës të sigurisë në burgje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.