Nevoja për vota bën Redjan Kralin njeri të devotshëm, qytetari: Po kandidon për kryebashkiak apo myfti?
14 maji është afër dhe forcat politike në vend po bëjnë çmos të fitojnë besimin e qytetarëve për të marrë votat. Nëse vëreni profilet zyrtare të rrjeteve sociale të kandidatëve në këto zgjedhje vendore, shihet qartë se Facebook-u apo Instagrami i secilit, janë të mbushur me postime ku shihen 2-3 punonjës Bashkie që mbjellin ndonjë pemë, arnojnë ndonjë rrugë, mbyllin puseta, apo ndonjë kryebashkiak që shtron iftare, duke qenë se jemi në muajin e madhërishëm të Ramazanit.
E gjithë kjo reklamë, vetëm për të fituar votat e qytetarëve, për t’u ulur 4 vite në karrigen e kryebashkiakut, ndonëse duke mashtruar, hedhur hi syve, apo duke gënjyer popullin me thasë mielli.
Këto janë disa metoda që ndiqen nga kandidatët sa herë afrohen zgjedhjet dhe duan mandatin ashtu si Redjan Krali i Bashkisë Kavajë, i cili falë 14 Majit është bërë njeri më i devotshëm. Kjo pasi çdo postim në rrjetet sociale i shoqëron me ajete kur’anore.
Këtë gjë e ka vënë re një qytetar, i cili pyet : Bashkinë e Kavajës apo myfti se s’po e kuptojmë?!” Qytetari shton se në çdo iftar që shtron, apo postim që bën, nuk flet për hallet e qytetarëve, që nuk kanë marrë zgjidhje prej vitesh por do të tregojë devotshmërinë ndaj fesë islame duke shtruar iftare të financuara nga taksat e qytetarëve.
Qytetari pyet:
“Pershendetje JOQ! Kryetari i bashkise Kavaje kandidon per Bashkine e Kavajes apo myfti se spo e kuptojme?! Ne cdo shkrim shkruan ajete te Kuranit fame lart dhe vetem per hallet e qytaletareve nuk flet. Faleminderit!”
Jo vetëm kaq, pasi Krali, në nevojë për votat, është bërë edhe prift duke folur për kryqin, vdekjen, varrimin dhe ngjalljen.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



