E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në Shkodër: Dy orët më speciale të 105 vjetorit të Pavarësisë…
Lajme

Basha në Shkodër: Dy orët më speciale të 105 vjetorit të Pavarësisë…

Kryetari i PD Lulzim Basha vizitoi në mbrëmje Shkodrën për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë.

Basha shkruan në rrjetet sociale se kjo ishte një mbrëmje speciale për të. Një mbrëmje që e mbajti larg festimeve të Tiranës dhe pritjes së organizuar nga Presidenti Meta.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur.  Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!

Faleminderit Shkodra!

Gëzuar 28 Nëntorin!”, shkruan Basha.

Festimet e 28 Nëntorit në Shkodër kulmuan me spektaklin e fishekzjarreve në sheshin që mban emrin e një prej figurave kryesore të Shpalljes së Pavarësisë, atë Luigj Gurakuqi.

Për minuta të tëra qytetarët shkodranë kanë shijuar pamjet e fishekzjarreve shumëngjyrëshe në sheshin kryesor të qytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.