Shëngjin/U rrëzua nga skelat teksa po punonte, ndërron jetë rrugës për në spital punëtori
Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën e Kunes në Shëngjin. Një person ka humbur jetën, pasi u rrëzua nga skelat teksa po punonte. Bëhet e ditur se punëtori, 48-vjeçari Arjan Lazri ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Lazri nga Kallmeti i Lezhës raportohet ka marrë dëmtime të rënda pasi ra nga skela, ndërsa Policia e Shtetit po heton ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



