‘Lokalet’/ Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën elektorale, Berisha mbërrin në stadiumin ‘Air Albania’
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.
“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.
ORGANIZIMI
Demokratë dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë udhëtuar dhe nga rrethe të vendit, për të qenë në stadiumin ‘Air Albania’. Po ashtu mësohet se pasi të jepet një dokumentar mbi zhvillimet në PD dhe rikthimit të Berishës te demokratët përmes Rithemelimit, i pari që do të hapë zyrtarisht fushatën është kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, duke vijuar me të tjerë kandidatë të rretheve. Mes 17-20 folësve, është dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe në fund do të jetë si gjithmonë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



