E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja me thikë e 20-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet Ensi Maze, në kërkim Axel Hoxhaj
Lajme

Vrasja me thikë e 20-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet Ensi Maze, në kërkim Axel Hoxhaj

Pak pas mesnate në “Rrugën e Dibrës”, pranë gjimnazit “Partizani” u regjistrua një sherr me thika midis 3 të rinjve. Dy 18-vjeçarë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, në rrethana ende të paqarta plagosën me thikë një 20-vjeçar.

Ky i fundit i identifikuar si Stivens Toshkesi, pas ngjarjes, u nis me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën në ambientin spitalor. Toshkesi mësohet se u godit disa herë me thikë nga dy të rinjtë. Mësohet se policia ka arrestuar Ensi Mazen, ndërsa ka shpallur në kërkim Axel Hoxhajn.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.