E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Igli Cara publikon pamjet nga rrugicat e Durrësit: Gropa me baltë  ka në të gjithë qytetin
Politikë

Igli Cara publikon pamjet nga rrugicat e Durrësit: Gropa me baltë ka në të gjithë qytetin

Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Durrësit, ka publikuar pamjet nga një rrugë në Spitallë të Durrësit. Siç shihet, kjo rrugë është plotë gropa e ujë, ndërsa thotë se kjo gjendje e rrugëve të amortizuara është si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi.

Cara shprehet se do të jetë në këto zona si gjatë fushatës, por edhe pas zgjedhjeve të 14 majit, për të dëgjuar problematikat e banorëve të zonës.

Reagimi i Carës:

Përballë propogandës sfidon realiteti. Kjo rrugë është në Spitallë. Në të gjithë Durrësin ka rrugë të amortizuara në të njëjtën gjendje, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Do te jem aty dhe kudo, jo vetëm tani, por edhe pas 14 majit për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e banorëve të Durrësit.

Në 14 Maj, bashkë bëjmë ndryshimin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.