Në një votim të zhvilluar gjatë mbrëmjes së sotme, publiku ka vendosur të zgjedhë finalistin e parë. Me një shumicë votash, Luizi u bë banori i parë i preferuar nga publiku dhe shkoi automatikisht në finale.
Pas kësaj fitoreje emocionuese, Luizi u përlot dhe shprehu dëshirën për të pasur babain e tij pranë për ta festuar këtë moment të veçantë. Ai tha se do ishte shumë i lumtur nëse babai i tij ishte gjallë për t’i thënë se ja kishte arritur të shkojë në finale.