Vrasja e Stivenit në Tiranë/ Sherri për vajzën nisi me një tjetër 18-vjeçar, djali i Admir Muratajt
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi, pak ditë më parë në Tiranë. Axel Hoxha, është i akuzuari kryesor për këtë vrasje, ndërsa shoku i tij akuzohet si bashkëpunëtor në krim. Në shumë ditë u raportua se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një vajzë që ishte e dashura e Toshkëzit, por që ngacmohej edhe nga Axel Hoxha.
Mirëpo, tashmë një tjetër adoleshent ka dalë në skenë. Siç edhe e thamë dje, ai është Arbër Murataj. Ky i fundit, mësohet të jetë djali i Admir Murataj, grabitësit që u vra, pas vjedhjes së parave në aeroportin e Rinasit.
Arbër Murataj, ka pasur konflikt me Toshkëzin, pikërisht për të dashurën e viktimës. Murataj e ka plagosur lehtë me thikë dhe e ka kanosur 20-vjeçarin, pak ditë para se ai të vritej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



