Turqi, operacioni “antiterrorist” kundër partisë kurde. Raportohen 110 të arrestuar
Në Turqi, një operacion “anti-terrorist” kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) çoi në arrestimin e të paktën 110 personave. Policia turke ka thënë se të arrestuarit kanë lidhje me militantët, ndërsa sipas një ligjvënësi pro-kurd janë arrestuar edhe politikanë, avokatë dhe gazetarë në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Bastisjet kanë ndodhur kryesisht në Dijarbakir, qytetin më të madh të banuar me shumicë kurde në juglindje të Turqisë, dhe në 21 provinca të tjera. Kjo operacion vjen pak para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe zgjedhore për presidentin Recep Tayyip Erdogan, që kur subjekti i tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, erdhi në pushtet më 2002. Një ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike akuzon qeverinë se ka nisur operacionet e arrestimeve nga frika se do të humbin pushtetin. Erdogan ka akuzuar më herët Partinë Popullore Demokratike se ka lidhje me PKK-në, por kjo e fundit ka hedhur poshtë këto akuza.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



