Historia e misterit të personave të zhdukur në Sarandë, / Breçani: Kishin të shkuar të errët kriminale. Beçi: U përdor një mjet i vjedhur, tentuan ta lyejnë për të humbur gjurmët
Ish-Drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në qytetin e Sarandës, të cilët dyshohet se janë rrëmbyer e më pas vrarë nga persona të paidentifikuar.
Ai e cilësoi këtë ngjarje si “mafioze” ndërsa shtoi se dy personat e zhdukur kanë pasur të shkuar të të errët sa i përket veprimtarisë kriminale.
Nga ana tjetër ish-prokurori Eugen Beçi, ka deklaruar se policia ka gjetur prova materiale që përfshijnë një automjet të vjedhur tip “Benz” që dyshohet se është përdorur në rrëmbimin e dy personave, ndërsa po ashtu është zbuluar një bazë ku ky mjet është tentuar të modifikohet duke u lyer për të humbur provat.


Ai shtoi se ky ambient ishte marrë me qira me dokumente false, ndërsa vijoi duke thënë se të gjitha këto tregojnë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



