Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, në pranga 47-vjeçari durrsak
Një 47-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë.
Gëzim Aleksi, me banim në Xhafzotaj është arrestuar pasi një 17-vjeçare e ka kallëzuar për ngacmim seksual.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



