Në zgjedhje, edhe me ID të skaduar/ Çuçi: Do të lejohen të votojnë qytetarët me mjete identifikimi të skaduara
Qytetarët, të cilët në 14 maj nuk kanë një mjet identifikimi aktiv, do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një dalje për mediat njoftoi vendimin e qeverisë për të lejuar zgjedhësit me karta identiteti ose pasaporta të skaduara, të marrin pjesë në zgjedhje.
“Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadojnë deri më 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



