E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Benet Beci flet për projektin e Shirokës: Projekti ka marrë çmim prestigjioz në BE
Politikë

Benet Beci flet për projektin e Shirokës: Projekti ka marrë çmim prestigjioz në BE

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka folur për projektin e sheshit të Shirokës, një nga projektet më të përzemërta sipas tij.

Beci, duke e cilësuar këtë shesh si një copëz mozaiku për Shkodrën si dhe është shprehur se ndihet krenar që ka fituar çmimin prestigjioz në arkitekturevnë BE.

Sipas tij, kjo është një shtysë për të punuar fort për të krijuar projekte të tjera të rëndësishme.

“Sheshi i Shirokës është një nga projektet e mia më të përzemërta, për të cilën kam punuar me shumë dashuri.

Ashtu si e kam thënë edhe kur kemi filluar këtë projekt, është një copëz e mozaikut të zhvillimit të Shkodrës dhe të gjithë rajonit të veriut.

Bashkëpunimi me donatorët të cilët u dakordësuan me vizionin e këtij projekti si dhe arkitektët me famë botërore, e bënë këtë projekt një sukses për të cilin unë ndihem krenar ashtu sikurse besoj edhe ju.

Ishte kënaqësi e madhe për mua kur u njoftova se projekti i sheshit të Shirokës ka marrë një nga çmimet më prestigjioze të arkitekturës në Bashkimin Europian.

Por më shumë kënaqësi për mua është kur e shikoj se si banorët dhe turistët këtu në Shirokë e shijojnë këtë projekt. Kjo për mua është një shtysë që të vazhdojë të krijoj dhe të zbatoj projekte të reja, të rëndësishme, me impakt për zhvillimin e Shkodrës”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.