Mbyllet Gjykata e Pogradecit. Çfarë do të ndodhë me dosjet e hapura?
Sipas hartës së re gjyqësore, mbyllet dhe Gjykata e Pogradecit, e cila do të transferojë rreth 600 dosje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë.
Më herët u mbyllën edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative.
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi shkrirja e 9 gjykatave dhe 9 prokurorive. Ky plan po ndiqet në zbatim të hartës së re gjyqësore, ku pretendohet drejtësi efikase dhe në kohë për qytetarët. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës , Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


