E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DURRËS/ Personat e paautorizuar janë rikthyer sërish në një qendër votimi, kanë rrethuar ambientet e jashtme
Lajme

DURRËS/ Personat e paautorizuar janë rikthyer sërish në një qendër votimi, kanë rrethuar ambientet e jashtme

Gazetari yne meson detaje në lidhje me incidentit e ndodhur në  qendrën e votimit pranë shkollë 9-vjeçare ‘Neim Babameto’, Durrës mes mbështetësve të PS dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Personat e paautorizuar janë larguar nga policia, por pas largimit të forcave këta të fundit janë rikthyer sërish në ambientet e qendrës së votimit.

“Qytetarët janë drejtuar për të votuar masivisht në Durrës. Në këtë shkollë ndodhi dhe incidenti, ku personat e paautorizuar kanë mbushur korridoret e ambientit. Nuk kanë pasur asnjë mjet identifikues, ku në përplasje ndërhyri dhe policia duke i larguar. Por pas largimit të policisë këta persona janë rikthyer sërish dhe janë vendosur në ambientet të jashtme, edhe pse kreu i KQZ urdhëroi që nuk lejohet. Këta persona qëndrojnë për orë të tëra aty, ku koalicioni ‘BF’ ka denoncuar se në këtë qendër kanë ardhur zyrtarë të lartë të PS. Ku palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situata aktualisht është se ende ka persona të paautorizuar brenda”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.