Tiranë/ Polici i burgut qëllon veten me armë tek Pediatria
Një punonjës policie në sistemin e Burgjeve është vetëplagosur ditën sotme në parkimin e Pediatrisë. Sipas policisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
Ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo kemi të bëjmë me një tentativë vetëvrasjeje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



