E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Disfata e opozitës në zgjedhjet vendore/ Rama mesazh në gjuhë të huaj  :  “I’m sorry”(Më falni)!
Politikë

Disfata e opozitës në zgjedhjet vendore/ Rama mesazh në gjuhë të huaj : “I’m sorry”(Më falni)!

Kryeministri Edi Rama për sa i përket akuzave për blerje votash gjatë zgjedhjeve vendore është shprehur se nuk ka dëshirë të merret se kush i bleu e kush jo.

Rama ka ironizuar opozitën dhe akuzat e kreut të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha për hakerat iranianë duke i cilësuar këto si gjëra që janë bërë bajate.

Për sa i përket akuzave të opozitës për blerje votash dhe blerjen e sondazheve, Rama tha se asnjë sondazh nuk i nxori ata para me rezultatet.

Nga ana tjetër për mospranimin e rezultatit nga opozita, kryeministri kishte një mesazh “I’m sorry”(Më falni).

“S’jam marrë me akuza për blerje votash. Nuk e kujtoj këtë detaj është një informacion që e kemi pasur. Ishte shqetësim i madh në Vaun e Dejës dhe unë e thashë. Tregëtari më i madh i votave në Shqipëri është në rrugën e Lirisë. E dimë të vërtetën, historitë me blerje dhe me hakera janë bërë bajate dhe nuk dua të merrem vetë me ta. S’kam as dëshirë e nevojë që të merret kush apo jo i bleu. Sondazhet nuk blihen sepse çdo kush mund të bëjë sondazhe. Nuk kam parë që nga sot, se që nga viti 2007, nuk e kam parë akoma një sondazh që i nxjerr ata përpara. Nuk ka një mënyrë tjetër për të thënë “I’m sorry”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme nga gazetarët nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, ku fitoi më diferencë të vogël votash kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Rama tha se nuk ka asnjë arsye për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ai theksoi se e vetmja gjë që do të bëjë është të presë vendimin e drejtësisë në lidhje me arrestimin e Belerit për shit-blerje votash.

“Zgjedhjet në Himarë treguan diçka tjetër. Ato janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pa pengesë, pa incident. Aty kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik. Aty ishin gazetarë, shqiptarë dhe grekë. Aty ishin liderë lokal që ka mbajtur televionet gjallë me bomba tymuese për atë po ndodhte, por që askush nuk e shihte. Aty ishte dhe policia që garantoi gatishmëri. Aty është bërë numërim si kudo në Shqipëri, transparent e paqësor.

Aty ka fituar me një grusht votash, kandidati kundërshtar me qeverinë. Dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë një përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore apo elektorale nga ana jonë. Një fitore që s’ka të bëjë me masën e dhënë nga gjykata për kandidatin në fjalë. Unë besoj se duhet të mjaftoj ky argument për të mos u ngatërruar gjërat. Akuza e ngritur s’është nga qeveria, ju e dini mirë sesa e kontrollojmë ne dhe sesa dëshirojmë ne që ta kontrollojmë… Nëse unë si kryeministër se bëj kurrë të ngre pikëpyetje para drejtësisë këtë nuk e lejoj ta bëj askush tjetër”, theksoi Rama ndër të tjera

Kritika të forta KQZ-së: Dështoi në mënyrë spektakolare

Rama tha se KQZ dështoi në mënyrë spektakolare. Mosfunksionimi i pajisjeve në qendrat e votimit për arsye banale, kreun e qeverisë ishte e pafalshme.

“Nuk kam lexuar asnjë raport paraprak, por besoj se zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçantë nga një aspekt, përveç dështimit spektakolar të KQZ-së për të filluar në kohë votimin për mijëra e mijëra qytetarë që me korrektesë e dëshirë që në orët e para të mëngjesit ishin futur në radhë për të ushtruar të drejtën e tyre. Kjo ishte një gjë e rëndë.

Mosfunksionimi i tyre për arsyet më shumë banale, darkord KQZ është për të bërë shumë gjëra para e pas, por KQZ është për atë ditë, është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk do e lëmë me kaq këtë çështje, as kur pamë skenat e pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Miliona, miliona euro për të garantuar shqiptarët për një proces më të sigurtë. Të tjerat janë gjëra që i kemi dëgjuar, sa i përket akuzave të opozitës, keni sinkronet, e kam parashikuar disa herë në takimet publike, por nuk parashikova shpejtësinë e mohimit të realitetit”, theksoi ai ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.