Nuk ka deklaruar dëbimin nga Italia/ Kristian Shkreli rrezikon mandatin
Kristian Shkreli, kandidati i zgjedhur për Bashkinë e Vaut të Dejës rrezikon mandatin e kryebashkiakut.
Mësohet se në formularin e dekriminalizimit, nuk ka deklaruar dëbimin nga shteti fqinj Italia.
Në një reagim të tij, Shkreli është shprehur se është i gatshëm për çdo sqarim dhe hetim.
Sipas tij, institucionet duhet të bëjnë çdo verifikim të mundshëm.
“Jam i gatshëm për çdo hetim apo saqrim.
Institucionet i ftoj të bëjnë verifikimin e mundshëm, nuk kam kryer asnjë vepër penale. Nga Italia më dëbuan se isha pa dokumente.
Dëbimin për mungesë letrash kisha të drejtë të mos e deklaroja”, ka thënë Shkreli në një reagim të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



