E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj dha dorëheqjen/ Zbulohet lëvizja e Bardhit
Politikë

Alibeaj dha dorëheqjen/ Zbulohet lëvizja e Bardhit

Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së, i cili nuk u zgjodh në këtë post me zgjedhje, doli sot dhe njoftoi se ka dhënë dorëheqjen.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi.

Ai u shpreh se ka thirrur në një takim “urgjent” pune nënkryetaren e partisë së vulës, Jorida Tabakun. Gjithashtu, deputeti deklaroi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

“Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë znj. Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.

Sipas nenit 46 të Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, theksoi Bardhi për mediat

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.