E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbje e SYRIZA/  Tsipras uron për fitoren Mitsotakis, Demokracia e Re siguron mbi 40% të votave
Bota

Humbje e SYRIZA/ Tsipras uron për fitoren Mitsotakis, Demokracia e Re siguron mbi 40% të votave

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re,  Kyriakos Mitsotakis.

tsipras

Tsipras mbërriti në selinë e partisë rreth orës 21:00. Edhe pse me një rezultat të dobët, ai është pritur me duartrokitje nga mbështetësit e tij.

Ndërkohë kur janë numëruar 71% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,83%, ndërsa SYRIZA 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.