Tensionet në Mitrovicë/ Berisha: Beogradi, manipulim të pandërperë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.
Berisha mbështet autoritetet e Kosovës dhe deklaron se situata me serbët në veri është manipuluar nga Beogradi.
Kreu i PD-së i bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin hapat e duhur për të çtensionuar situatën dhe për të rivendosur dialogun.
“Tensione të forta në Veri të Kosovës.
Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.
Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



