E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laboratori italian: Uji në Tiranë, i rrezikshëm për shëndetin
Denoncime

Laboratori italian: Uji në Tiranë, i rrezikshëm për shëndetin

Laboratori prestigjioz italian ‘Neotes’ ka konfirmuar për emisionin “Piranjat” se ndotja e ujit të pijshëm në Tiranë është në nivele të larta. Përbërësit kimikë që ndodhen në ujë janë të rrezikshëm për shëndetin, shpjegojnë specialistët italianë. Këto konkluzione mbështeten edhe inxhinierja e mjedisit, Françeska Korançe

Janë të shumta deklaratat optimiste për ujin e pijshëm në Tiranë, por sa të sigurt jemi që mund ta konsumojmë?!

‘Piranjat’ kanë kontaktuar laboratorin italian ‘Neotes’. Ky i fundit ka bërë të gjitha analizat që përcaktojnë saktësinë e cilësisë së ujit në Tiranë, sipas të cilave rezulton se uji i kryeqytetit për shumë pak kohë do bëhet plotësisht i pakonsumueshëm.

Po për cilat zona të Tiranës Bëhet fjalë dhe sa është niveli i këtij përbërësi?

Këtë analizë e mbështet edhe inxhinierja e mjedisit, Françeska Korançe.

Ekspertët sugjerojnë të ndryshohet metoda e trajtimit të ujit, sepse metodat që po përdoren aktualisht, po bëhen potencialisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.