Myslim Murrizi ironi me rikthimin e Bashës
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është tallur me rikthimin e humbësit serial, Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.
Murrizi duke ndarë foto komike të Bashës në rrjete sociale, ku një pre tyre shihet si një ufo e rikthyer në tokë dhe në tjetrën hipur në një ari, shkruan se Basha pretendon të rikthehet “fuqishëm” si një opozitar me ide të reja.


Ish-deputeti nuk është mjaftuar me kaq, por ka përmendur edhe “skenarin” e Bashës për shkarkimin “provizorisht” të Enkelejd Alibeajt dhe lënien në krye të PD-së, Gazment Bardhin.
“Mbasi u rikthyen ufot në tokë,i hipi ariut të Vladimirit, shkarkoi Alibeajn, provizorisht ka lënë në krye Gazin, bëri një takim të “madh” me disa punonjës të një call centeri, do të rikthehet “ fuqishëm” si opozitare me plot ide dhe energji të “reja”.T ani do të filloj epoka e Vladizim Bashputinit të “rigjeneruar”. Tani fillon “ beteja””, shkruan ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



