E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largimi i të rinjve, Meta: Axhendë dhe dëbim i nxitur qëllimisht për të vendosur në udhëkryq të ardhmen!
Lajme

Largimi i të rinjve, Meta: Axhendë dhe dëbim i nxitur qëllimisht për të vendosur në udhëkryq të ardhmen!

Në një postim të tij, Ilir Meta shkruan se shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve është një “dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit”. Ai gjithashtu shton se shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin perspektiva të sigurta dhe dinjitoze në vend.

Meta thekson se ky trend është shqetësues dhe ka pasoja të rënda për fuqinë, ekonominë dhe sigurinë kombëtare të vendit. Ai thotë se beteja për demokracinë dhe votën e lirë është vendimtare në luftën kundër shpopullimit të Shqipërisë.

Gjithashtu, Meta inkurajon këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillat Bashkiake të jenë zëri i të rinjve dhe të rrisin besimin në fuqinë e të rinjve për ndryshim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.