E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HISTORIA tragjike e shqiptares: E leu me gëlqere dhe e murosi bashkë me një tufë me lule
Lajme

HISTORIA tragjike e shqiptares: E leu me gëlqere dhe e murosi bashkë me një tufë me lule

Marco e goditi Siborën katër herë pas shpine

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Sibora Ganit. “Ilcaffe.tv” thekson se rezultati i testit të ADN nuk ka dalë ende, por të gjitha elementet që janë zbardhur në identitetin e trupit të gjetur në fshehur në murin e shtëpisë në Torremolinos të Spanjës, fatkeqësisht të çojnë tek Sibora Gagani, e zhdukur prej 9 vitesh.

Sakaq, theksohet se elementët që i çojnë hetuesit të besojnë se bëhet fjalë pikërisht për të janë struktura trupore, tatuazhi, veshja që mbante në momentin e zhdukjes dhe një çantë që i përkiste Siborës.

Ndërkaq, mësohet se ajo është goditur 4 herë në kurriz, me thikën që u gjet në të njëjtin vend ku ishte murosur e ku ka ende shenja gjaku. Ekzaminimi i veshjes dhe ekspertiza mjeko-ligjore e kufomës zbuluan shenjat e të paktën 4 goditjeve me thikë në pjesën e pasme të bustit, që tregojnë jo vetëm për shkakun e vdekjes. Ishte pikërisht arrestimi për këtë vrasje që çoi në zbulimin e fundit të tmerrshëm të Siborës.

Marco e kishte futur trupin në një kuti prej druri, e kishte mbështjellë me plastikë dhe e kishte mbuluar me rërë dhe gëlqere.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.