SPAK kërkon 7 vite burg për ish-deputetin, 10 vite burg për Lefter Kokën
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministri e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me incenetrotin e Fierit.
Po ashtu, për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është kërkuar dhe 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn.
Të katër të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar nëse shpallen fajtor.
Mesohet se për Bllakon, po ashtu u kërkua 5 vite heqje të drejtë për të ushtruar funksione publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



