E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/  Berlusconi qante për emigrantët shqiptarë që u mbytën në Otranto
Lajme

Video/ Berlusconi qante për emigrantët shqiptarë që u mbytën në Otranto

Mediat italiane publikojnë videon e vitit 1997

Silvio Berlusconi u nda nga jeta sot (12 qershor), ndërsa mediat italiane kanë sjellë në vëmendje një video nga viti 1997 kur Berlusconi shpërthen në lot për emigrantët e mbytur në kanalin e Otrantos.

berlusconi

Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

Në atë kohë, Berlusconi në opozitë është shprehur: Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.