E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krujë, arrestohet tekniku i firmës së ndërtimit
Lajme

Krujë, arrestohet tekniku i firmës së ndërtimit

Plagosja e dy punëtorëve pas rënies së ashensorit 

Nga rënia e ashensorit ditën e djeshme në një pallat ndërtimi, janë plagosur dy persona. Ditën e sotme është arrestuar  drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit.

Gjatë rënies së ashensorit janë plagosurit shtetasi me iniciale A.B., 52 vjeç dhe një shtetas turk me iniciale Z.S., 50 vjeç.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 48-vjeçari me iniciale M.B.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi.

Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.