Berberi ‘qeras’ Babë e bir me 1.5 MLN euro për vijat dhe tabelat e sinjalisitkës

TRNDERI ME flamur tē kuq

Evis Berberi i ARRSH bashkëpunon për aferat gjithmonë me të njëjtit biznesmenë të fuqishëm, saqë tani iu jep mbështetje familjarisht. Berberi kujdeset që familjarët e oligarkëve të futen dalëngadalë në aferat korruptive që zhvillon ai.

Kështu ndodh me familjen Çaçi, sa herë i jep një tender babait, pas tij fiton edhe i biri. Rasti i fundit është me tenderin me objekt “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendror, Loti 2”. Sipas dokumentit, për të vijëzuar disa akse rrugore në rajonin qendror, Berberi ka “qethu”r shpejt e shpejtë 1. 5 milionë euro.

Kontrata është mbyllur në fund të majit dhe fituesi duhet të ketë bërë vijat dhe vendosur tabelat e sinjalistikës deri në fund të nëntorit. Por, Berberi nuk është marrë me procesin e punës, por me procesin e vjedhjes.

Për këtë arsye, ky tender ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania. Që thekson se tenderi është mbyllur pa garë, duke cenuar ligjin. Dokumentet tregojnë se dy oferta janë paraqitur për këtë tender dhe pa u zgjatur shumë Berberi ia ka dhuruar ofertës së paraqitur nga bashkimi i operatorëve R. S. & M” & “SI.SI-AL sh.p.k” & “INERTI”, me vlerë 1.5 milionë euro.

Firma R. S. & M” është në pronësi të biznesmenit të njohur për vjedhjet në tenderë, Nikolla Çaçi. Ndërsa firma “SI.SI-AL sh.p.k” është në pronësi të djalit të tij Stefan Çaçi. Pra, babë e bir garojnë bashkë për të përvetësuar fondet e shtetit.

Për të mbuluar këtë skemë, ku paratë janë planifikuar për familjen caci, ata kanë përfshirë në garë edhe firmën “INERTI”, në pronësi të Florjan dhe Halil Muhas.

Është e qartë që tenderi është bërë për familjen Çaçi, ku sigurisht Berberi ka pjesën e tij.

Publikuar nga Publik Media