Letër Mbretërisë së Bashkuar/ Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”, ka korrupsion, trafiqe dhe banda
Rreth 40 organizata ndërkombëtare i kanë kërkuar autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar përmes një letre që Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”. Kërkesa vjen pas numrit të lartë të emigrantëve, që sipas tyre është e pazakontë për një “vend të sigurt”. Letra rendit disa problematika të Shqipërisë, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, bandat, dhe diskriminimin e disa komuniteteve. Organizatat argumentojnë se Shqipëria nuk plotëson standardet e nevojshme për të qenë “vend i sigurt” dhe se dështimi i qeverisë për të adresuar këto çështje ka çuar në emigrim masiv të shqiptarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



